Jahmir Hyka drejt Amerikës

0
SHPËRNDAJE


Jahmir Hyka ka edhe gjashtë muaj kontratë me Lucernën, teksa pas tij janë vënë disa skuadra në Turqi.

Ofertat i ka pranuar edhe vetë mesfushori në daljet mediatike, teksa së fundmi u shpreh se do t’i pëlqente të luante në MLS.

Por, mësohet se për Hykën ka edhe një ofertë konkrete nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, teksa sipas “Sport Ekspres” është Siatëll Sounders, skuadra që ofron 600 mijë euro në sezon për mesfushorin shtatshkurtër.

Gjithsesi, duhet pritur për të mësuar më tepër në lidhje me këtë pistë apo të tjerat, pasi Hyka është ende nën kontratë dhe duhet biseduar fillimisht me Lucernën.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.