Jahmir Hyka vazhdon serinë pozitive, gol Kaiserslauternit

0
SHPËRNDAJE

10450046_863947453659979_2648326803003963011_o
Hyka në ndeshjen kundër Kaiserslautern

Lojtarët aktualë të Kombëtares sonë janë me të drejtë në qendër të vëmendjes së shtypit sportiv por ka edhe “ish-kombëtaras” që gjithashtu po bëjnë figurë të mirë edhe pse kanë ngelur disi në hije pas entuziasmit që na kanë shkaktuar rezultatet e Kombëtares kuqezi.

Kësaj radhe është mesfushori Jahmi Hyka që duket se po arrin përsëri formën e tij më të mire teksa po luan me vazhdimësi si dhe po shënon si në kampionat ashtu edhe në kupë. Këtë paraqitje të mirë bëri edhe në miqësoren e ditës së premte në fitoren 5-1 që Luzern arriti ndaj Kaiserslautern ku njërin prej golave të ekipit zviceran e shënoi pikërisht mesfushori shqiptar.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.