James Adeniyi tek Vllaznia

0
SHPËRNDAJE

Andrea Agostinelli nuk e ka në planet e tij, por ai do huazohet tek një tjetër klub.

James Adeniyi, brenda pak ditësh do mund të vihet nën urdhrat e trajnerit Armando Cungu. Burime pranë KF Vllaznia konfirmojnë për minuta90.com se, sulmuesi pritet t’i bashkohet shkodranëve, ditën e mërkurë në formë huazimi.

Po të njëjtat burime konfirmojnë se, drejtuesit kuqeblu me në krye administratorin Astrit Gjyrezi, të mërkurën kanë planifikuar edhe firmën me sulmuesin boshnjak, Alen Melunoviç, të ardhur në provë ditët e fundit. /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.