James Rodriguez zbulon të ardhmen

0
SHPËRNDAJE
Loading...

James Rodriguez insiston se është i lumtur në Madrid
Mesfushori kolumbian, James Rodriguez, duke folur për finalen e Kupës së Botës për Klube, ku Real Madridi do të luajë ndaj skuadrës Kashima, ka folur edhe për të ardhmen.

James ka thënë se është i lumtur në Madrid, kur u pyet nga gazetari nëse është duke menduar që të largohet nga “Santiago Bernabeu”.

“Jam i lumtur në Madrid”, ka thënë James.

“Nuk është një ndeshje e lehtë siç mendojnë të gjithë. Këto lloje të ndeshjeve janë më shumë të komplikuara. Duhet të jemi të koncentrua dhe të luajmë lojë tonë ndaj tyre”, shtoi James.

“Me të vërtetë e duam këtë trofe dhe shpresojmë që të fitojmë”, përfundoi James para sfidës kundër Kashimas.

Real Madridi dhe Kashima do të përballen të dielën nga ora 11:30.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.