Janina dhe Lila ndalen në “shtëpi”

0
SHPËRNDAJE

Andi Lila
Andi Lila

Legjionarët/ Andi Lila vazhdon të jetë një nga lojtarët më të rëndësishëm tek skuadra e Janinës. Mbrojtësi i Kombëtares gjatë fazës së dytë të sezonit është kthyer në një lojtar kyç tek skuadra që militon në Superligën greke. Edhe në harazimin e sotëm që Pas Janina arriti të marrë në fushën  vet ndaj Panionios, mbrojtësi kuqezi ishte në fushë për 90 minuta duke dhuruar një tjetër paraqitje fantastike, por që fatkeqsisht skuadra e tij nuk arriti të marrë një fitore që mund t’i kishte futur në garë për një vend në Europa League. Pas Janina tashmë mban vendin e 6-të në renditje, ndërkohë që të dyja skuadrat e mbyllën ndeshjen me 10 lojtarë.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.