Januzaj i përjashtuar nga Belgjika

0
SHPËRNDAJE

Vazhdon injorimi i madh ndaj Adnan Januzajt. Mesfushori me tipare sulmuese që pak kohë më parë refuzoi Kombëtaren e Shqipërisë duke zgjedhur atë të Belgjikës vazhdon të mos grumbullohet nga këta të fundit që ai preferoi të zgjidhte. Trajneri Vilmots nuk e ka më në planet e tij Januzajt dhe tashmë ai mbetet sërish jasht Belegjikës edhe për ndeshje miqësore.

Adnan Januzaj
Adnan Januzaj

Pas dështimit tek Borussia Dortmund, Januzaj është rikthyer sërish në Angli për të rigjetur veten por çdo gjë po shkon si mos më keq. Mesfushori i Manchester Unitedit nuk është ftuar për ndeshjen e ardhshme miqësore kundër Portugalisë më 29 mars në Bruksel. Ndaj tij vazhdohet injorimi duke parë formën tejet të dobët që po kalon, por edhe faktin se refuzoi vitin e kaluar ftesën nga Kombëtarja U21 e Belgjikës. Tashmë ai mbetet jashtë ekipit që preferoi të zgjidhte, duke refuzuar të ishte ylli i Kombëtares nga ku ka prejardhjen.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.