Januzaj kryen testet mjekësore tek skuadra e re

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Ylli i dikurshëm i Manchester United, Adnan Januaj është në prag të transferimit te Real Sociedadi pasi i është nënshtruar sot (e mërkurë) një testimi mjekësor me skuadrën spanjolle.

22-vjeçari, i cili dukej ylli i së ardhmes kur u shfaq në skenë nën udhëheqjen e David Moyes, pritet të transferohet për 9.8 milionë funta te skuadra në La Liga.

Januzajt i është thënë se nuk është pjesë e planeve të Jose Mourinhos kur është rikthyer nga koha e tmerrshme e shpenzuar te Sunderlandi. Kosovari madje ishte harruar për turneun në Los Angeles ku do të zhvillohen disa ndeshje miqësore parasezonale.

Pasi i është kërkuar të gjej një klub tjetër, Januzaj shfrytëzoi shansin për transferim në La Liga pas ofertës nga Real Sociedadi në fund të sezonit. Megjithatë, ashtu siç ka bërë me Memphis Depay, Manchester United ka përfshirë në marrëveshje një klauzolë për riblerje të Januzajt nëse sulmuesi ringjall karrierën e tij në Spanjë.

Kjo klauzolë iu mundëson atyre të paguajnë një tarifë të vogël për të sjell atë në Old Trafford, diçka të cilën ata nuk e arritën me transferimin e Paul Pogbas, për të cilin paguan një tarifë rekorde.

Januzaj iu bashkua United si një 16-vjeçar nga Anderlecht dhe shënoi dy herë kundër Sunderlandit në vitin 2013 duke krijuar statusin si një lojtar që duhet vëzhguar

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.