Januzaj mund të largohet nga Manchester United

0
SHPËRNDAJE

januzaj-780x439
Adnan Januzaj pritet të largohet nga Manchester United gjatë merkatos së verës.

Lojtari i kombëtares Belge pritet të informojë trajnerin Jose Mourinho, se dëshiron të largohet nga ‘Djajtë e Kuq’ nëse ky i fundit nuk i garanton kohë për të luajtur.

Sipas The Sun, besohet se 21-vjeçari do të kërkojë për t’u larguar nga klubi nëse ai nuk i është dhënë garanci mbi statusin e tij te skuadra.

Megjithatë, nuk dihet se a do të largohet në mënyrë permanente apo vetëm me huazim të thjeshtë.

Januzaj në sezonin e kaluar ishte i huazuar te Borussia Dortmund, por nuk arriti të tregoj më të mirën, duke u kthyer përsëri në United.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.