Januzaj tjetër shuplakë Kosovës

0
SHPËRNDAJE

januzajFutbollisti i Manchester Utd, i huazuar për këtë sezon te Sunderland, Adnan Januzaj, ka bërë të qartë planet e tij për të ardhmen në lidhje me ekipin kombëtar që do të përfaqësojë. Gjatë një interviste për belgët e “Het Laatste Nieuws”, ai pranoi se karriera e tij nuk ka shkuar ashtu siç duhej deri më tani.

“Kam humbur shumë kohë në karrierën time të cilën duhet ta kisha shfrytëzuar më mirë. Nuk mund ta mohoj që përfaqësimi i Belgjikës në Kupën e Botës ‘Rusi 2018’ është një qëllim i imi”, u shpreh Januzaj, duke i mbyllur përfundimisht “derën” Kosovës, e cila shprehu interes për ta pasur në përfaqësuesen e saj.

Në vitin 2013 u përfol shumë për afrimin e Januzajt te kombëtarja shqiptare, por babai i tij nuk e lejoi diçka të tillë, teksa në vitin 2014 Adnani debutoi me Belgjikën, madje luajti edhe në një ndeshje në Kupën e Botës “Brazil 2014”. Pas aktivizimit në vetëm 6 ndeshje, ai e humbi vendin në kombëtaren belge duke mos u grumbulluar më për shkak të formës së tij të dobët, por tani duket i vendosur për të kapur formën që do ta rikthente atë në përfaqësuese/Panorama Sport.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.