Januzajn nuk e duan më te Manchesteri

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Duket se është shuar fare ylli i Adnan Januzaj te Manchester United, nga ku pritet të largohet shpejt. Sunderlandi bëhet e ditur se është në bisedime me “Djajtë e Kuq”, për të marrë në huazim kosovarin e Belgjikës. Zërat mbi një largim të mundshëm të 20-vjecarit nga “Old Trafford”, vazhdojnë që prej janarit të këtij viti, ku numri 11-të i United përflitej për një largim, pasi thuhet se nuk bënte pjesë në planet e Van Gaal.
januSezonin e kaluar nën urdhërat e holandezit, Januzaj luajti vetëm 7 ndeshje si titullar, në një kohë që nën urdhrat e ish-trajnerit David Moyes, ishte ndër lojtarët kryesor. Gjatë turit parapërgatitor në Shtetet e Bashkuara, Van Gaal bëri një deklaratë që i shojti disi spekulimet, teksa tha se 20-vjecari i kishte lënë mbresa dhe se po mendonte që këtë sezon ta aktivizonte si qendërsulmues.
Mirëpo ardhja e shpejtë e Pedros, i përgenjeshtron këto deklarata të holandezit dhe lajmet e fundit që thonë se Sunderland po bisedon për ta huazuar Januzajn, tregojnë se kosovari i Belgjikës nuk ka qenë kurrë në planet e Van Gaal.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.