Jashanica: Me 90% do të largohem

0
SHPËRNDAJE

Bajram Jashanica fletë për emisionin (golpasgoli) “supersport” pas fitores me Lacin.

Bajram Jashanica

Për ndeshjen me Partizanin e Beogradit.

Jashanica: Kemi edhe ndeshjen me Lushnjen përpara në kampionat. E ndjejmë ende atë çfarë kanë bërë serbët në Kosovë. Është mëse normale që të jetë ndeshje e veçantë dhe duhet të tregojmë si jemi gatuar ne shqiptarët.

Fitorja e vështirë përballë Laçit?

Jashanica: Në pjesën e dytë duhej të ishim shumë më të vendosur. Për golin jam normalisht i kënaqur, por rëndësi kanë pikët. Sa i takon penalltisë që shkaktova, falë Shehit arritëm të merrnim tre pikët.

Për të ardhmen drejt një lige europiane?

Jashanica: Besoj që te Skënderbeu jam në momentin më të mirë. Shpresoj të mos pësoj dëmtime deri në fund të dhjetorit dhe që në atë periudhë të arrij një skuadër më të lartë.
Kemi biseduar me presidentin dhe menaxherin Qorrmemeti. Me 90 për qind do të largohem, por nuk kam çfarë të them më tepër, do ju tregoj më tepër përpara se të iki.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.