Jasir Selmani shpall “divorcin” me Vllazninë

0
SHPËRNDAJE

Superiorja/ Mesfushori Jasir Selmani ka shpallur përfundimisht largimin e tij nga ekipi i Vllaznisë. Pas skandalit që u bë publik me kontratën e tij, mesfushori vendosi të largohet duke bërë shkrim në profilin e tij në “Facebook”
image
“Përshëndetje! Unë prej sot nuk jam më pjesë e KF Vllaznia. Shkaqet dhe arsyet përse erdhi të kjo ndarje i kam thën të gjitha për median shqiptare, që deri më tash kanë treguar një pjesë të tyre dhe besoj se do shfaqin gjithcka është e nevojshme deri në fund.Mua më vjen shumë keq në dorë të kujt ka ra KF Vllaznia, këta persona ç’ka udhëheqin sot këtë klub nuk e dine ç’ka është profesionalizem, nuk njohin rregulla dhe ligje, nuk dinë të respektojnë, tek këta persona nuk ekziston kodi moral dhe etik.”

“Fundja këta persona reprezentojn për momentin klubin Vllaznia, dhe ky klub nuk doli aspak korrekt me mua .Falemnderoj të gjithë ato që më ndihmuan gjatë aventures time në Shkodër, shpresoj që largohem faqebardh dhe pa asnjë jokorrektësi nga ana ime.”

Me respekt
Jasir Selmani

S'KA KOMENTE

Comments are closed.