Java 12 e futbollit femëror: shumë gola, pak rivalitet

0
SHPËRNDAJE

12821494_703898323047070_5850892677263578213_nU zhvillua java 12-të e kampionatit kombëtar të futbollit për femra ku padyshim kryendeshja ishte në Shkodër mes Vllaznisë dhe Kinostudios, dy vendeve të para që gjithashtu u ndeshën bashkë në finalen e Kupës së Shqipërisë rreth një muaj më parë.

Por edhe kësaj here Vllaznia e tregoi supremacinë e saj duke fituar me të njëjtin rezultat që fitoi edhe në finalen e Kupës, 6-0 duke dëshmuar se ekipet e tjera, pavarësisht përpjekjeve, gjenden ende larg nivelit të saj. Golat në këtë takim mbajtën firmën e së zakonshmes Doci ndërsa rrugën e rrjetës e gjetën edhe Begolli, Proto e Baro.

Në takimet e tjera fitoret ishin të thella me Juban Danjën që mundi 6-0 Dajtin, Apolonia mundi në Korcë Skënderbeun 0-5 ndërsa 9-1 fitoi AS ndaj Teutës. I vetmi takim që pati pak rivalitet ishte ai mes dy ekipeve të Shkodrës, AAS dhe The Door, që përfundoi me fitoren 3-5 të The Door.

Java 12

Vllaznia – Kinostudio 6:0
Juban Danja – Dajti 6:0
Tirana AS – Teuta 9:1
Skënderbeu – Apolonia 0:5
AAS – The Door 3:5

1.Vllaznia 36 pikë
2.Kinostudio 27
3.Apolonia 25
4.Tirana AS 25
5.The Door 24
6.Juban Danja 16
7.Skenderbeu 15
8.AAS 6
9.Teuta 3
10.Dajti -3

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.