Java e 15-të, ngjeshet kreu

0
SHPËRNDAJE

15069002_343263822701031_4844032760512914336_oU zhvilluan katër ndeshje në kuadër të javës së 15-të në Superligën e Kosovës në futboll. Skuadra e Llapit ka shënuar fitore në shtëpi, duke e mposhtur lideren e deri kësaj jave, Trepçën’89, me rezultat 2:0, në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë. Të dy golat në fitoren e llapjanëve i shënoi Berat Hyseni.

Fillimisht ai i zhbllokoi shifrat në minutën e 78-të, kur shfrytëzoi një gabim të mbrojtjes mysafire, derisa rezultatin përfundimtar e vendosi në minutën e katërt shtesë, kur shënoi i papenguar nga afërsia pas asistimit të Florim Bërbatovcit. Me këtë fitore Llapi është ngjitur në pozitën e tretë, me 32 pikë dhe tashmë ka vetëm një pikë më pak se Trepça’89, përkatësisht dy më pak se Prishtina, që është lidere pas kësaj jave.

Ndërkohë, skuadra kampione në fuqi, Ferronikeli, ka pësuar humbje si mysafire kundër Ferizajt, me rezultat 2:0. Golat për Ferizajn u shënuan nga Elbasan Thaçi (27’) dhe Përparim Livoreka (35’-autogol).

Fitore të rëndësishme ka shënuar edhe Drita, e cila e ka mundur Lirinë, në Gjilan, me rezultat 1:0, me golin e shënuar nga Gilberto Fortunato, në minutën e 67-të. Ndërkaq, fitores së parë në këtë kampionat iu gëzua Trepça, duke e mposhtur Hajvalinë, me rezultat bindës, 3:0. Golat për mitrovicasit i shënuan Blerim Berisha (17’) dhe Hasan Hyseni (42’, 72’).ffk-kosova

S'KA KOMENTE

Comments are closed.