Java e 26-të e Superiores, datat dhe ora e ndeshjeve

0
SHPËRNDAJE

Superiorja/ Pas mbylljes së javës së 25-të në Kategorinë Superiore, FSHF ka nxjerrë edhe kalendarin për javën e 26-të të saj. Duke parë faktin që u luajt edhe në mesjavë, ndeshjet e rradhës në Superiore do të luhen ditën e dielë. Ndërkohë kryendeshja e kësaj jave, Partizani – Skënderbeu ështe caktuar të luhet ditën e hënë në orën 19:00. Kjo përballje do të zhvillohet në stadiumin Kombëtar “Qemal Stafa” në kryeqytet. Ndërkohë të dielën Kukësi do të presë në fushën e tij Tërbunin ku i vetmi objektiv është fitorja për të ruajtur vendin e tretë. imageVllaznia dhe Tirana do të përballen mes tyre pët “klasiken” shqiptare të futbollit, por që këtë sezon kanë një mal me probleme. Teuta pretendente për një vend në Europa League do të udhëtojë në transfertën e vështirë të Laçit ku do të synojë fitoren. Ndërkohë Laçi kërkon një fitore për të qetësuar situatën në kampin e saj pasi tashmë është e rrezikuar. Një përballje interesante do të jetë edhe ajo mes dy rivalëve direkt për mbijetesë midis Flamurtarit dhe Bylisit. Kjo ndeshje do të luhet të dielën në stadiumin “Flamurtari” në orën 16:00

Kategoria Superiore

Java 26

Të dielën 13/03/3016

Kukësi – Tërbuni (Stadiumi “Zeqir Ymeri, ora 13:00)

Vllaznia – Tirana (Stadiumi “Reshit Rusi”, ora 13:0

Laçi – Teuta (Stadiumi “Laçi”, ora 13:00)

Flamurtari – Bylis (Stadiumi “Flamurtari”, ora 16:00)

Të hënën 14/03/2016

Partizani – Skënderbeu (Stadiumi “Qemal Stafa”, ora 19:00)

S'KA KOMENTE

Comments are closed.