Java e 26-të e Superiores, luftë për titull dhe mbijetesë

0
SHPËRNDAJE

Kategoria Superiore

Java 26

Të dielën 13 Mars, Ora 13:00

Kukësi – Tërbuni

Vllaznia – Tirana

Laçi – Teuta

Flamurtari – Bylis (Ora 16:00)

Të hënen 14 Mars, ora 19:00

Partizani – Skënderbeu

Partizani - Skënderbeu
Partizani – Skënderbeu

Superiorja/ Kategoria Superiore do të luajë një javë tepër të rëndësishme ku shumë skuadra do të përballen mes tyre në luftë për shumë objektiva. Kryeqëndra e futbollit shqiptar këtë javë do të jetë në “Qemal Stafa” aty ku do të përballen dy vendet e para. Partizani i vendit të dytë do të presë kryesuesit e Skënderbeut në një ndeshje tepër të rëndësishme e cila mund të vendosë shumë gjëra. Në rast të një fitoreje nga ana e të kuqve distanca mes dy skuadrave do të shkonte në vetëm 1 pikë duke rihapur më shumë se kurrë edhe njëherë garën për titullin kampion. Në rast të një fitoreje nga korçarët me shumë mundësi do të bënte që çështja titull të mbyllej përfundimisht pas distanca do të shkonte në +7. Skënderbeu ka një avantazh më shumë në këtë ndeshje pasi luan edhe për një barazim, por kjo përballje i ka të treja rezultatet brënda saj.

Kukësi - Tërbuni
Kukësi – Tërbuni

Kukësi i vendit të tretë do të ketë një përballje të lehtë në letër teksa do të presë në fushën e saj Tërbunin e vendit të fundit. Padyshim që në këtë ndeshje skuadra e Duros i llogarit të sigurta 3 pikët, por nuk duhet t’a marrë lehtë pasi pukjanët kanë treguar një futboll tepër të mirë ndaj skuadrave ne emër. Një fitore ndaj do të bënte që vendi i tretë të konsolidohej më shumë, duke shpresuar edhe në një hap fals të rivalëve.

Vllaznia - Tirana
Vllaznia – Tirana

Vllaznia dhe Tirana do të luajnë mes tyre në atë që cilsohet si “Klasikja” e futbollit shqiptar. Në Shkodër do të përballen dy skuadra që nuk po kalojnë aspak një moment të mirë në vitet e fundit teksa kanë munguar trofetë që ishim mësuar të shihnim këto skuadra duke fituar. Tashmë pllaka ka ndryshuar dhe këto dy skuadra nuk luftojnë më për titullin kampion, por për të tjera objektiva. Vllaznia luan për të realizuar objektivin e mbijetesës, ndërkohë që Tirana për një vend në Kupat e Europës. Përballja në “Reshit Rusi” do të jetë e fortë teksa të dyja skuadrat do të synojnë fitoren për të shpresuar në objektivat e tyre.

 

Laçi - Teuta
Laçi – Teuta

Laçi – Teuta do të jetë një tjetër përballje e fortë në javën e 26-të. Kurbinasit tashmë nuk janë më ai ekip i frikshëm që jemi mësuar të shohim vitet e fundit në fushën e tij. Këtë sezon atyre u ka mbetur si objektiv vetëm Kupa e Shqipërisë pasi në kampionat janë shumë mbrapa. Një humbje në këtë ndeshje do t’i rrezikonte shumë bardhezinjtë që mund të përfundojnë në vorbullën e ekipeve që rrezikojnë rënien nga kategoria. Ndërkohë Teuta e drejtuar nga Gugash Magani do të kërkojë të rikthehet menjëherë tek fitorja pas asaj humbje në Korçë. Durrsakët janë ekipi më simpatik i këtij sezoni pasi kanë një ecuri mjaft të mirë duke qenë pretendente për një vend në Europë. Ekipi i Teutës mban vendin e 4-ët në renditje me pikë të barabarta me Kukësin e vendit të 3-të.

Flamurtari - Bylis
Flamurtari – Bylis

Ndeshja Flamurtari – Bylis është padyshim më e rëndësishmja pas asaj Partizani – Skënderbeu. Të dyja këto skuadra do të përballen mes tyre në një duel të ashpër që ndikon shumë në luftën për mbijetesë. Flamurtari vendas është disi më i favorizuar në këtë sfidë për faktin që luan në fushën e tij, por nga ana tjetër skuadra ballshiote është krejtësisht tjetër nga ajo e dy fazave të para teksa tashmë zhvillon një futboll tepër cilësor. Të dyja ekipet luajnë vetëm për fitore për t’u larguar nga fundi i renditjes pasi janë shumë të rrezikuara për të rënë nga kategoria.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.