Java e 31 e Superiores, dy sfidat për kreun luhen në një ditë

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Superiorja/ Kampionati shqiptar i futbollit është futur në një fazë tepër të nxehtë, teksa java e 31 e saj do të sjellë disa përballje tepër delikate. Sektori i garave pranë FSHF ka caktuar edhe ditën e ndeshjeve për xhiron e rradhës në Superiore, teksa bie në sy zhvendosja e dy sfidave më të rëndësishme, Kukësi – Partizani dhe Tirana – Skënderbeu, që do të luhen ditën e hënë. Kjo gjë ka ndodhur pasi në mesjavë dy nga këto katër skuadra, respektivisht Kukësi dhe Skënderbeu do të luajnë në gjysëmfinalet e kthimit për Kupën e Shqipërisë.

Foto nga ndeshja Kukësi - Partizani
Foto nga ndeshja Kukësi – Partizani

Duke parë këtë fakt drejtuesit e FSHF menduan që dy sfidat kryesore të luhen në të njëjtën ditë, por jo në të njëjtin orar. Sfida Kukësi-Partizani do të luhet në orën 16:00, ndërsa ajo Tirana-Skënderbeu në orën 19:00.  Ndërkohë edhe dy sfidar e tjera me rivalitet si Vllaznia – Flamurtari dhe Bylis – Laçi janë caktuar të luhen në të njëjtën ditë dhe orë, pikërisht të dielën në orën 16:00, teksa sfida e vetme e së shtunës është ajo Tërbuni – Teuta. Ja kalendari i plotë i javës së 31 të Superiores.

Të shtunën

Tërbuni – Teuta (Ora 16:00, stadiumi “Ismail Xhemali”)

Të dielën

Bylis – Laçi (Ora 16:00, stadiumi “Adush Muça”

Vllaznia – Flamurtari (Ora 16:00, stadiumi “Reshit Rusi”)

Të hënën

Kukësi – Partizani (Ora 16:00, stadiumi “Zeqir Ymeri”)

Tirana – Skënderbeu (Ora 19:00, stadiumi “Selman Stermasi”

S'KA KOMENTE

Comments are closed.