Java e 34-rt/ Gabimet e arbitrave jo tendenciozë

0
SHPËRNDAJE

Superiorja / Java e 34-rt e Kategorisë Superiore, përtej rezultateve që prodhoi fushë e blertë, shkaktoi pakënaqësi të shumta te disa skuadra që u ndjenë të vjedhura nga vendimet e gjyqtarëve. E pikërisht në kulmin e debateve për protagonizmin e tepruar të atyre që duhet të vendosin drejtësi në fushë e blertë, reagon edhe presidenti i Komitetit të Arbitrimit, Tahir Kastrati, i cili e pranon se niveli i gjykimit në javën që lamë pas ka lënë për të dëshiruar, por siguroi se FSHF nuk dyshon se gabimet kanë qenë të qëllimshme.

Kastrati u kërkoi drejteusve të klubeve që të jenë me bëshkëpunes dhe t’i denoncojnë me fakte, sigurisht nëse kanë, gjyqtarët e korruptuar.

Ksatrati i siguroi pjesëmarrësit më garë se FSHF do të marrë të gjitha masat e nevojshme që gara të mbyllet me dinjitet dhe me korrektësi maksimale nga ana e gjyqtarëve.

Ky reagim i kryetarit të komitetit të Arbitrave pranë FSHF-së, erdhi në një konferencë për shtyp të organizuar me rastin e përmbylljes së turit sensibilizues në qytetet kryesore të Shqipërisë për krijimin e Akademisë së Arbitrave.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU