Java e II e Bundesligës, fiton Bayern, zhgënjejnë të mëdhatë e tjera

0
SHPËRNDAJE

Bundesliga/ Ka dhuruar rezultate surprizë java e dytë e Bundesligës gjermane. Vetëm Bayern Munchen dhe Bayer Leverkusen kanë arritur të marrin pikët e plota, por me mjaft vuajtje përballë kundërshtarëve të tyre, ndërkohë që tre sfidat e tjera përfunduan në barazim 1-1.

Rezultatet e javës së dytë
image
Bayern Munchen e nisi në “malore” sfidën përballë Hoffenhaim teksa pësoi gol qysh në sekondën e 10-të pas një gabimi të mbrojtjes. Megjithatë goli i pësuar nuk e demoralizoi ekipin e Guardiolës që nisi një ofensivë drejt portës kundërshtare. Goli i barazimit do të vinte në minutën e 40′ me anë të Muller. Pjesa e dytë sërisht e vështirë për Bayern që ngel me 10 futbollistë pas ndëshkimit me të kuqe të Botang. Hoffenhaim ka një shans të artë për të shënua nga pikane bardhë e penalltisë, por Polanski gabon duke e humbur këtë mundësi. Edhe pse me një lojtar më pak, bavarezët arrijnë të shënojnë golin e fitore në minutën e 90′ me anë të sulmuesit polak, Lewandovski, që i jep fitorenne dytë në po kaq javë kampionat kampionëve të Gjermanisë.

Edhe Bayer Leverkusen fitoi me mjaft vështirësi përballë Hannover 96 me rezultatin 0-1. Goli për “aspirinat” u shënuar nga Çalhanoglu, që realizoi një perlë me goditje dënimi. Ndeshja ishte mjaft e luftuar, teksa të dyja ekipet patën mjaft raste për shënim, por në fund ndeshjen e fituan mysafirët.

Wolfsburg she Schalke dështuan të fitojnë takimet e tyre përballër Koln dhe Drmstad. Nënkampionët e Bundesligës e nisën keq takimin teksa pësuan të parët përballë Koln, por arritën të shmangnin humbjen falë golit të vonë të Bendtner që i dërgoi shifrat në 1-1. Edhe Schalke barazoi po 1-1 përballë ekipit të Drmstad, teksa u surprizua nga këta të fundit. Ndërkohë edhe ndeshja tjetër Eintracht Frankfurt-Augsburg, përfundoi po me shifrat 1-1.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.