Jemini apo Meta?

0
SHPËRNDAJE

 

jemini (2)Ende nuk është vendosur cili do të jetë arbitri i derbit Partizani-Tirana. Është përfolur emri i Lorenc Jeminit, por burime të portalit tonë bëjnë të ditur se edhe Kridens Meta është një kandidat i mundshëm për të qenë pjesë e derbit. Sic dihet, në javët e fundit arbitrimi ka pasur probleme të mëdha në kampionatin tonë. Madje presidenti i FSHF-së Armand Duka, zhvilloi një mbledhje urgjente me “xhaketat e zeza”. Si Bardhyl Pashaj, edhe Andi Koci, tashmë vuajnë dënimin që gjithnjë nuk bëhet publik në media. Gjithsesi, duke qëndruar tek derbi, Jemini duket favoriti kryesor për ta drejtuar atë.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.