Jemini (s)ka faj!

0
SHPËRNDAJE

Pas ndeshjes Partizani-Kukësi, të gjithë në ambjentin e kuq fajësojnë arbitrin kryesorë Lorenc Jemini, për golin e anuluar. Në fakt ta analizosh me qetësi nuk është faj i arbitrit kryesorë sinjalizimi i një pozicioni jashtë loje si në në rastin e golit të anuluar të Ekuban. Goli padyshim ishte i rregullt, por ishte vijërojtësi dhe jo Jemini, ai që ngriti flamurin.

Lorenc-Jemini-gjyqtari-i-FSHF-sePor sulmi ndaj Jeminit, ka të bëjë me paragjykimin nga prania e tij. Skuadra e Partizani kërkon të gjejë alibi për një moment “jo” që po kalon. Golat e shënuar me pikatore e demostrojnë dicka të tillë dhe analiza jonë nuk është për të sulmuar klubin e kuq, por për të pasqyruar të vërtetën, e cila i shërben më së miri Partizanit për progres.

starovaSa merren me Jeminin për golin e Ekuban, do të ishtë më mirë të analizoheshin rastet e humbura nga sulmuesit e kuq, fintet e ekzagjëruara nga ana e tyre dhe disa gabime të tjera.

Tabela flet qartë, ku Partizani në 4 sfidat e fundit ka shënuar 2 gola. Këto shifrat tregojnë qartë se problemi nuk është Jemini. Për më tepër në Kupën e Shqipërisë ndaj Besëlidhjes cfarë ndodhi? Apo sërish Jemini?

Loja vështirësohet kur në mes futen politikanë që kërkojnë të bëjnë analistin sportiv, madje edhe parashikojnë rezultate dhe fiksime të tyre. Por kush më shumë se ata ka forcën të dënojnë këto fiksime?

Partizani ka nevojë për një analizë të qartë dhe jo për aludime.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.