Jo Raiffeisen Superliga, jo Digjitalb Kupa!

0
SHPËRNDAJE

bunjakuShkruar nga Nexhmedin Bunjaku, ish-futbollist dhe gjyqtar
Se prijësit e FFK-së llogarisin këtë institucion si pronë të veten private dëshmojnë edhe faktet se në emër të kujt thirren Liga dhe Kupa.

Edhe Liga, por edhe Kupa thirren në emër të sponsorëve, nga të cilët klubet nuk kanë as fare pak përfitime, së paku kjo nuk është bërë transparente nga vetë FFK-ja.

Nëpër çdo stadium është e obligueshme nga Federata që të jetë pankarta, flamuri apo logoja e “Raiffeisen Bank”, gjë që është normale, por nuk e shoh normale apo të arsyeshme që liga të thirret në emër të këtij apo atij sponsori sado që ai i jep Federatës.

E njëjta gjë është edhe me Kupën e Republikës së Kosovës, e cila po thirret në emër të “Digjitalb-it”, gjë që kjo i bie se kjo Kupë nuk është Kupa e Republikës së Kosovës, por e “Digjitalbit”, çka unë mendoj se këta dy emra të sponsorëve të vegjël duhet të hiqen menjëherë dhe Liga të quhet me vetëm Superliga dhe Kupa të quhet Kupa e Republikës së Kosovës, kurse këtyre dy sponsorëve t’u bëhet reklamë për atë çka paguajnë, por edhe nga këto mjete që derdhin këto dy kompani edhe klubet duhet të përfitojnë e jo vetëm Federata.

Është e ditur se janë nënshkruar kontrata në mes FFK-së dhe këtyre dy sponsorëve dhe pak a shumë është bërë transparente, por si duket mbas perdes më shumë kanë përfituar individë të FFK-së që në opinion lë vend të dyshohet për këtë, dyshimi është edhe më i madh kur llogaritet që rangu më i lartë i garave thirret në emrin e një sponsori që gjerë vitin e kaluar kanë ndarë mjete nga 300,000 euro ne vit, kurse tash 500,000 euro në vit, kurse klubet vetëm një herë janë shpërblyer me nga 10,000 euro edhe atë vetëm 11 klube, pra KF-Prishtinën e unë mendoj se kjo duhet të ndryshojë, Liga të thirret vetëm Superligë,kurse klubet që bëjnë reklamën e kësaj banke të përfitojnë më shumë, kurse kjo bankë të mbetet vetëm si sponsore e thjeshtë e jo hisenike e FFK-së.

Identike është edhe çështja mes FFK-së dhe “Digjitalb”, ku edhe nga kjo kompani si duket përfitojnë patronët e FFK-së, kurse klubet detyrohen të pranojnë oferta të varfra nga kjo kompani vetëm për hir të patronëve të FFK-së të ruajnë emrin e pronarit të Kupës së Kosovës, sepse po të ndodhë çka edhe duhet të ndodhë, së paku duhet klubet të kërkojnë që të garojnë për Kupën e Shtetit, pra Kupën e Republikës së Kosovës e jo kupën e profiterëve.

Me emërimin e Ligës dhe Kupës siç qëndron në këtë moment, atëherë, futbolli që po zhvillohet në Kosovë i ngjan një futbolli të privatizuar, i cili është pronë e një instance (FFK) dhe dy kompanive (Raiffeisen Bank dhe Digjitalb), duke e lënë shtetin në plan të dytë.

Në çdo shtet të botës së futbollit, sponsorizimi është më se i nevojshëm ashtu siç është edhe tek ne, por jo edhe në atë mënyrë që të krijojnë instanca brenda instancave, apo edhe të jenë hisenikë në atë çka nuk u takon.

Nëse kështu vazhdon, që për interesa personale apo edhe klanore instancat të thirren me emra individësh, atëherë edhe Përfaqësuesja dhe vetë shteti do të thirren në emër të dikujt, ndoshta në emrin e atij që do të përfitojë më së shumti..

S'KA KOMENTE

Comments are closed.