Jo vetëm Demi, edhe Gjici i pakënaqur nga trajneri Gjoka

0
SHPËRNDAJE

Superiorja / Ditën e djeshme te Partizani dhe Kukësi ka pasur analizë, teksa presidentët e të dy klubeve kanë pasur kritika për stafet teknike.

Sipas asaj që shkruan “Sport Ekspres”, Demi ka thirrur trajnerin Starova në takim, së bashku me drejtorin Haxhia dhe Tomorin, ndërkohë që i pranishëm ka qenë edhe Luçiano Moxhi.

Analiza ka qenë me tone të larta dhe ka pasur kritika ndaj stafit, shkruhet në artikullin e kësaj gazete, që lajmëron se tashmë është Moxhi ai që do drejtojë merkaton dhe pritet të sjellë një trajner nga jashtë vendit.

Por jo vetëm te Partizani ka kritika për trajnerin, pasi edhe te Kukësi i vendit të parë, presidenti Gjici ka pasur vërejtje për trajnerin Gjoka, të cilit numri një i klubit i ka kërkuar llogari për formacionin e hedhur në fushë, sikurse shkruan “Panorama Sport”.

“Çfarë është kjo ndeshje kështu, çfarë është  ky formacion që ke bërë, çfarë trajneri je ti, do të na ikë kampionati kështu…”, janë fjalët e Gjicit sipas gazetës në fjalë, ndërkohë që presidenti i verilindorëve ka motivuar skuadrën e tij para ndeshjes me Skënderbeun, e cila mund të vendosë fatet e titullit.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU