Jo vetëm “Special One”, por edhe në Librin “Guinnes”

0
SHPËRNDAJE

mougJo vetëm “Special One”, por edhe rekordmen. Jose Mourinho hyn në librin Guinness. Trajneri i Chelsea-it, në versionin e ri të librit të rekordeve botërore, fikson plot 5 arritje unike dhe klubi anglez e ka bërë publike këtë arritje të tij duke publikuar një foto me 5 certifikatat e rekordeve. 5 rekordet si trajneri për portugezin janë: 9 vite pa humbur në shtëpi, kjo vlen për të gjitha skuadrat që ai ka trajnuar dhe jo vetëm për Chelsea-in. Rekordi tjetër i takon vetëm kampionatit anglez, ku me Chelsea-in mban rekord me 77 ndeshje pa humbur në shtëpi. Portugezi është vlerësuar edhe për më shumë tituj Champions League-ash të fituara me klube të ndryshme, Interin dhe Porton, – rekord ky që mbahet edhe nga Ancellotti, i cili e ka fituar Ligën e Kampionëve edhe me Milanin edhe me Realin. Rekordi i katërt ka të bëj me faktin se Mourinho figuron si menaxheri më i ri në moshë që ka arritur 100 ndeshje në Champions League, arritje të cilën portugezi e ka kryer tre vite më parë kur ishte në moshën 49 vjeçare. Kurse rekrodi i pestë dhe mbase më me vlerë për karakterin e tij është rekordi i më shumë pikëve të grumbulluara në një kampionat të Premier League-ës, plot 95 të arritura këto në sezonin 2004-2005 me “Blutë e Londrës”. Duke folur për këto vlerësime Mourinho tha se ndihej goxha i kënaqur me faktin se këto arritje i ishin njohur si Recorde Guinnes dhe se certifikatat mund t’i vendoste në zyrë.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.