Jo vetëm të hënave, Premier League do të luhet edhe të premteve

0
SHPËRNDAJE
Loading...

plPremier Leagua ndryshon shpërndarjen e ndeshjeve, për edicionin e ri. Nuk do të ketë shtyrje takimesh, apo favorizime në ditë për skuadrat që luajnë në Kupat e Evropës. Madje kur të jetë e nevojshme do të luhet deri edhe të premteve. Po pse bëhet kjo? Mesa duket ngjeshja e ndeshjeve ka ndikuar shumë në rendimentin e skuadrave angleze në Evropë, por pavarësisht kësaj Federata Angleze do të ngulmojë në të vetën. Richard Scudamore, drejtori ekzekutiv i Federatës së futbollit anglez deklaroi se është tejet e vështirë për të ndryshuar datat e ndeshjeve. Sipas tij madje nuk është e drejtë që vetëm prej një skuadre t’i diktohet kalendari edhe një tjetre. Ai gjithashtu konfirmoi se prej 2016-ës, në Angli do të ketë ndeshje që do të luhen të premten
Kështu u bëhet jeta më e vështirë klubeve angleze që marrin pjesë në Champions apo Europa League, pasi mund të ndodhë të kenë dy ndeshje radhazi brenda dy ditësh
Futbolli anglez, që disa kohë më parë konsiderohej si më i miri, vitet e fundit ka humbur pikë në koeficentin e UEFA-s, që përcakton edhe sesa skuadra shkojnë në Kupat europiane.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.