Jorgo Meksi largohet nga Panionios

0
SHPËRNDAJE

11900085_810144962434871_2260758055743351515_n
Meksi prezantohet te Ilisiakos

Mbrojtësi i djathtë 20 vjeçar Jorgo Meksi i ka dhënë fund aventurës së tij në Superligën greke nën ngjyrat e Panionios duke mos gjetur dot hapësira për aktivizim te ky ekip, edhe pse prej shqiptarit pritej shumë. Lojtari i dalë nga akademia e Panionios u grumbullua rregullisht dhe u stërvit me ekipin e parë, por nuk u aktivizua në asnjë ndeshje në kampionat në vitin e kaluar ndërsa u aktivizua vetëm në kupën e Greqisë. Vetëm para pak ditëve, klubi Ilisiakos FC që garon në Gamma Ethniki (kategoria e tretë), bëri të ditur blerjen e shqiptarit Jorgo Meksi nga Panionios.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.