Josa-Cungu, asnjëri nuk e lëshon Superkupën

0
SHPËRNDAJE

Afrohet ora e betejës dhe për ata të dy ankthi rritet, ashtu si për lojtarët e Skënderbeut e Laçin, që duan ta bëjnë pronë të tyren Superkupën e Shqipërisë. Mirel Josa e Armando Cungu janë gati për duelin e radhës. Gjatë ndeshjeve të fundit të luajtura në kampionat, Laçi është treguar një “kockë e fortë”, mirëpo këtë radhë gjërat ndryshojnë sepse në lojë është direkt një trofe, i pari për këtë sezon. Dhe asnjëri prej teknikëve nuk ka ndëmend ta lëshojë lehtë.
mireJosa
Për Mirel Josën nuk ka asnjëherë rrugë të ndërmjetme. Kur fikson një objektiv kërkon t’i shkojë deri në fund. Nuk ka sesi kësaj gjëje t’i shmanget edhe kësaj radhe. “E kemi përgatitur këtë takim në mënyrën më të mirë. Pavarësisht se do të jemi pa disa lojtarë të rëndësishëm, sërish do të hyjmë në fushë për ta fituar këtë trofe të parë sezonal. Nuk duhet të mendojmë aspak për Champions-in, por për kundërshtarin e radhës. Për asgjë tjetër. Në këtë ndeshje, Dinamo e Zagrebit për ne është pikërisht Laçi… Kështu duhet ta konsiderojmë!”, ka deklaruar tekniku për mediat. Përsa i takon kurbinasve gëzon vlerësim maksimal, teksa thotë: “Nuk e njoh edhe aq shumë ekipin e këtij viti. Por di të them që bëhet fjalë për një skuadër, me në krye një trajner, që na krijuar jo pak probleme në kampionatin e fundit. Fatmirësisht, rezultatet e arritura ndaj Laçit nuk kompromentuan rrugën tonë drejt titullit”.
cungCungu
Nga ana tjetër, pavarësisht se do të ketë përballë kampionët e Shqipërisë, Armando Cungu nuk frikësohet. Përkundrazi ka besim se skuadra e tij do të japë më të mirën, për të realizuar me sukses objektivin. Ndonëse e di që s’do të jetë aq e lehtë: “Si gjithmonë do të hyjmë në fushën e lojës për të dhënë maksimumin, me shpresën se edhe do të marrim rezulatin e dëshiruar. Pas testeve të zhvilluara së fundi, kjo do të jetë një provë e vërtetë për neve. Dihet forca e kundërshtarit tonë, prandaj i kemi marrë masat për ta përballuar si duhet. Përkundër të gjithave, skuadra më mbush me besim. Mendoj se edhe me pak fat mund t’ia dalim”, është shprehur Cungu. Pas fjalëve, tashmë pritet ajo se çfarë do të dhurojë fusha pas pak orësh.

Formacionet e mundshme
Skënderbeu (4-4-2): Shehi; Ademir, Lulaj, Arapi, Abazi; Progni, Dema, Shabani, Berisha; Hristov, Abilaliaj Trajner M.Josa
Laçi (4-4-1-1) : Vujadinoviç; Doku, Buljan, Çela, Sefgjini; Gocaj, Mustafa, Veliaj, Meto; Iseni, Xhejms Trajner: A.Cungu

S'KA KOMENTE

Comments are closed.