Josa: Dorëheqja, unë po vazhdoj normalisht punën

0
SHPËRNDAJE
Loading...


Një ditë më parë, në “Panorama Sport” ishte botuar një intervistë e Agustin Kolës, i cili ndër të tjera i kërkonte Mirel Josës të largohej nga Tirana.

“Nëse Josës i ka mbetur një fije burrnie dhe një fije mirësie, duhet të largohet një orë e më parë. Të mos bëhet pjesë e kësaj gjëje të shëmtuar”, ishin fjalët e ish-sulmuesit të bardhebluve, që ka drejtuar skuadrën edhe nga bankina, ndërkohë që sot ka ardhur reagimi i Josës, i cili nuk ka aspak ndërmend të japë dorëheqjen.

“E falënderoj Kolën për këshillat që më jep, por dorëheqja nga Tirana nuk është opsion për mua. Gjithsecili mund të shprehë dhe të japë mendimet e tij, por unë vazhdoj punën”, ka thënë shkurtimisht trajneri aktual i 24-herë kampionëve të vendit.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.