Josa: E kam të vështirë të prononcohem

0
SHPËRNDAJE
Loading...


Trajneri Mirel Josa dhe presidenti Refik Halili, pas një takimi të zhvilluar dje paradite, kanë gjetur me konsensus marrëveshjen për ta ndërprerë bashkëpunimin. Josa nuk do të jetë më trajner i Tiranës. Po dje pasdite, në orën 17:30, skuadra ka nisur zyrtarisht përgatitjet për ndeshjet e Ligës së Europës. Bardheblutë janë drejtuar nga Ivan Gvozdenovic dhe Emanuel Egbo. Skuadra do të kompletohet në ditët në vazhdim për të qenë e plotë në datën 19 qershor, ditë në të cilën do të mësohet edhe emri i kundërshtarit për turin e parë në “Europa League”.

Ndërkohë, Mirel Josa, duke folur pas një ndeshjeje speciale minifutbolli me veteranët bardheblu, është treguar i rezervuar për momentin mbi ndarjen me Tiranën: “Tani është paksa e vështirë që të prononcohem për vendimin tim dhe për sezonin e fundit me bardheblutë. E vështirë, sepse nuk dëshiroj të agravoj më tej pozitën e disa njerëzve, pavarësisht se mund të kemi shumë për të thënë. Gjithsesi, do të prononcohem zyrtarisht pas 2-3 ditësh, pasi për momentin nuk dëshiroj të flas për këtë çështje.”

S'KA KOMENTE

Comments are closed.