Josa e merr me sportivitet: Problemi ynë mbetet…Dinamo

0
SHPËRNDAJE
Loading...

mirel“Në përgjithësi jam i kënaqur. Kishim zëvendësime të shumta në krahasim me formacionin, por nuk do të thotë se e kishim nënvlerësuar”. Këto kanë qenë fjalët e Mirel Josës pas finales së Superkupës së Shqipërisë, në një kohë që vazhdon të mbetet trajneri rekordmen për trofeun në fjalë.

Në pamje është dukur i zymtë, por dëshpërimin s’ka dashur ta tregojë me fjalë: “Problemi kryesor për ne mbetet ndeshja me DInamon e Zagrebit. Kërkoj t’i kem të gjithë të gatshëm. Ishte një testim për të gjithë, pasi kampionati është i gjatë dhe dua të di se çfarë më japin në fushë”. Në stadium u vunë re dy të dërguar nga D.Zagrebit, kundërshtar i ardhshëm i korçarëve në Champions League. “Mosaktivizimi i disa titullarëve nuk ishte një mashtrim për të dërguarit e Dinamos së Zagrebit, që na kanë ndjekur edhe më përpara, në ndonjë kasetë të takimeve të kaluar. E theksoj që e gjitha ishte thjesht për të provyar lojtarët që kishin luajtur më parë”, ka shpjeguar Josa. Teksa i pyetur për bullgarin Hristov, tekniku është përgjigjur shkurt: “Pres shumë më tepër nga ai, por edhe nga shumë elementë të tjerë.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.