Josa: Fitimi i Kupës vlen vetëm nga ana financiare

0
SHPËRNDAJE
Loading...


Kupa e Shqipërisë / Sot luhet gjysmëfinalja e parë e Kupës së Shqipërisë. Tirana e shumë trofeve, klubi më i titulluar i futbollit në vendin tonë, do të vihet përballë Besëlidhjes, në “Zeqir Ymeri”. Bardheblutë do të luajnë si udhëtues, ndërsa lezhjanët janë detyruar të “migrojnë” në stadiumin e Kukësit nga FSHF-ja, për shkak se impianti i tyre sportiv nuk i plotësosn kushtet për një sfidë të tillë. Mirel Josa, trajneri kryeqytetas, vazhdon të mbetet i zhgënjyer nga loja e skuadrës së tij në kampionat, ku zhgënjimet kanë pasur njëri-tjetrin dhe dalëngadalë po shkohet drejt përfshirjes së ethshme në zonën e rrezikshme të mbijetesës. Fatmirësisht, Tirana ka arritur të mbërrijë në gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë, duke qenë në lojë për ta shpëtuar sezonin. Kjo gjë arrihet përmes fitimit të trofeut, gjithsesi, çka ka ende pengesa për t’u kaluar.

Josa, nga ana e tij, kërkon që lojtarët e tij ta shlyejnë paraqitjen e dobët në kampionat këtë me një kualifikim në finale të Kupës: “Zhgënjimi im me skuadrën është i paevitueshëm. Megjithatë, le të fokusohemi te gjysmëfinalja e Kupës së Shqipërisë, përmes së cilës të bëjmë autokritikë e të justifikojmë sadopak veten, në kushtet kur në kampionat gjërat nuk i kemi aspak mirë. Ne synojmë ta fitojmë Kupën e Shqipërisë, megjithatë, personalisht mendoj se ky tregon nuk do ta justifikonte sezonin e Tiranës, sepse kjo skuadër kërkon gjithnjë titullin kampion. Fitimi i Kupës do ta shpëtonte sezonin vetëm në një drejtim, atë financiar, sepse do të na jepte mundësinë për të luajtur në Kupat e Europës, prej nga të ardhurat nuk janë të pakta.”

S'KA KOMENTE

Comments are closed.