Josa flet për situatën e Plakut dhe Shkëmbit

0
SHPËRNDAJE

Superiorja/ Në konferencën për shtyp në prag të sfidës së nesërme ndaj Teutës së Durrësit, trajneri Mirel Josa është shprehur që skuadra duhet të ruajë ritmin dhe të shkojë në përballjen e rradhës në kampionat që luhet ndaj rivalit më të afërt Partizanit me të paktën të njëjtën diferencë, +4 pikë. Tekniku bardhekuq ka komentuar gjithashtu pezullimin e Plakut, të cilin e ka cilësuar si vendim të klubit dhe është shprehur që Skëndërbeu është një familje, ndaj Plaku duhej të kishte zgjidhur me trajnerin dhe jo të shprehej në media. Tekniku, gjithashtu ka ritheksuar që nuk ka asnjë “çështje Shkëmbi”.

Mirel Josa
Mirel Josa

“Është një ndeshje që ka rëndësi të veçantë pasi luajmë ndaj një skuadre që ka pretendime për Europë. Ecuria e Teutës duhet vlerësuar për mënyrën si luan, entuziasmin, forcën fizike dhe cilësisë si skuadër” – tha Josa.

“Ne duhet të jemi shumë të kujdesshëm pasi gjithmonë kemi hasur vështirësi në Korçë dhe në Durrës. Ata luajnë lirshëm, pasi pikët e tyre i kanë realizuar dhe duhet të mbledhin sa më tepër për europën. Ne jemi në vend të parë dhe ndiqemi nga Partizani që luan në Ballsht dhe duam të shkojmë në atë ndeshje me të paktën diferencën që kemi.”

“Çdo skuadër gjatë ecurisë së saj ka mungesa të cilat janë pjesë e futbollit, qofshin dëmtime ose pezullime kështu që kemi forcën që këto mungesa ti zëvëndësojmë” – vazhdoi më tek tekniku Skëndërbeut.

Sebino Plaku
Sebino Plaku

Në lidhje me Plakun ai komentoi: “Është një problem që përpara ndeshjes nuk dua ti jap kompozitet. Mendoj që ka qënë një keqkuptim, por ky pretendim i Plakut në media nuk ka qënë i drejtë. Kishte shumë mundësi që çdo gjë ta sqaronte me mua, për faktin që jemi një familje dhe gjithçka duhet zgjidhur brenda për brenda”.

Bledi Shkëmbi
Bledi Shkëmbi

Përsa i përket Shkëmbit, Josa u shpreh: “Unë nuk mund të jap formacion. Nuk ka çështje “Shkëmbi”. Është i rëndësishëm për ne e kam thënë edhe më parë por janë 4-5 lojtarë që luajnë në atë pozicion dhe po luajnë lojtarët që janë më mirë fizikisht. Një lojtar mund ta nisë lojën nga fillimi ose gjatë saj, ndaj për mua është i rëndësishëm”, ishte deklarata e Mirel Josës.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.