Josa: Humbëm shumë raste për gol, nuk justifikohemi për mungesat

0
SHPËRNDAJE

mirel-josa-supersportTrajneri i Tiranës, Mirel Josa, pas ndeshjes me Flamurtarin, në prononcimin për SuperSport, dhënë gazetarit Gjergji Xharo, është dukur i mërzitur pas humbjes në Vlorë, ku u shpreh se skuadra e tij luajti por duhet të merrte rezultat pozitiv.

“Nuk mund të justifikohem me mungesat, sepse ato janë normale, por kemi humbur shumë raste për gol. Flamurtari nuk na rrezikoi veç golit, si dhe një momenti tjetër, kur Ilion Lika grushtoi ndaj një gjuajtjeje të sulmuesit Danilo Alves.”

“Duhej të bënim më shumë, normalisht, qoftë në lojën nga krahët, qoftë në gjuajtjet pranë zonës së rreptësisë, qoftë me mesfushorin Taku, qoftë me Vucaj. Jam i kënaqur nga disa lojtarë, por duhej të merrnim rezultat. Kartoni i kuq na penalizoi, sepse mund të aktivizonim edhe një lojtar më ofensiv në fundin e takimit, por më pas ndërruam planet.”

“Kështu e ka futbolli, duhet të shohim përpara dhe ndoshta edhe për një organizim të ri në merkaton e janarit. Është e vërtetë që na duhet një sulmues i rëndësishëm përpara, por kthehet së shpejti edhe Edeh.”

“Nuk e di a mund të luajmë me dy sulmues, sepse atëherë duhet të nxjerrim nga formacioni një mesfushor. Në aspektin sulmues vuajtëm mungesën e Ndockyt, i dëmtuar, por edhe Vucaj po luante shumë mirë, deri te kartoni i kuq, me të cilin nuk po merrem.”

Kartoni i kuq për mesfushorin Vucaj, nervozizëm i tepruar? “Jam dakord, por Tirana ngulmoi e krijoi raste, por kaq nuk mjafton, nuk mund të justifikohemi dhe duhet të shënojmë.”

7 pikë në 21 të mundshme në transfertë? Po, është një problem i madh, sepse janë pikë shumë të rëndësishme dhe një skuadër pretendente duhet të luajë njësoj edhe jashtë.

“Nuk jam dakord që Flamurtari është në ditë të këqija, ku e shihni? Flamurtari ka pasur rezultate shumë të mira, nuk ka shumë mungesa, jo më shumë se ne, i janë hequr 6 pikë, sepse me ato do të ishte pranë nesh”,-mbylli prononcimin e tij, trajneri i Tiranës, Mirel Josa. /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.