Josa i kënaqur me pikën, Agostinelli e ka me gjykimin

0
SHPËRNDAJE

Mirel Josa
Mirel Josa

Mirel Josa/ “Kemi ndryshuar shumë si natyrë loje. Kemi patur lojtarë të atillë që kishin lojtarë në lojë si Berisha dhe Olainka, por ne do të arrijmë dalim atje ku kërkojmë. Rezultati i mbrëmjes së sotme na jep një lloj përparësie. Barazuam me një rival direkt dhe nëse do ta kishim humbur këtë ndeshje diferenca do të ishte me një pikë. Lufta vazhdon ende për ne. Partizani është nje ekip nuk do të heqë dorë kollaj sepse i ka hyrë punës në fillim të vitit shumë të mbarë. Ndeshja me Teutën dhe Flamurtarin, do të jenë kyçe për vazhdimësinë e kampionatit ku padyshim do të jenë provat e zjarrit për ne”, u shpreh Mirel Josa për Super Sport.

Andrea Agostinelli
Andrea Agostinel

Andrea Agostinelli/ ” Sot kemi qenë protagonistë absolutë. Kemi bërë dhe gabuar shumë. Humbën rastin më të mirë që t’a dërgonim ndeshjen në 2-0, e më pas pësuam golin. Luajtëm shumë mirë por ishim të pafat. Futbolli është i ndërtuar nga episode dhe duhet të jesh me fat të cilin ne nuk e kishim sot. Kur e shoh këtë penallti të humbur më vjen keq, por kemi një ndeshje direkte me Skënderbeun në Korçë, kampionati vazhdon ende. Kemi dominuar ndaj rivalëve dhe në pjesën e parë ishim unikë ku jemi shfaqur agresivë .Në pjesën e parë nuk mbaj mend një pritje të jashtëzakonshme të portierit tonë, madje as në të dytën. Lojtarët e mi kishin dëshirën e jashtëzakonshme për të realizuar golin e dytë. Faulli i Vilës ishte inekzistent më pas nga aty ku erdhi dhe goli i Skëndërbeut. Nuk mund të japësh një faull të paqenë”.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.