Josa: Jo meritë e imja, ja kë dua kundërshtar…

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Natyrisht nuk ka sesi të mos jetë i entuziasmuar, përderisa është trajneri i skuadrës së parë shqiptare që prek “play-off”-in e Champions League. Mirël Josa e ka shijuar në maksimum këtë arritje, si arkitekti kryesor i kësaj “vepre” europiane. Megjithatë, vetë trajneri tiranas i korçarëve ka dashur t’u japë meritën atyre që i takon më shumë: “Merita është padyshim e skuadrës, jo e trajnerit. Skuadra ka treguar organizim dhe pjekuri në këto ndeshje”, ka deklaruar njëshi i stolit bardhekuq në përfundim të ndeshjes.
josTashmë nuk kërkon të kalohet në eufori, por të shijohet kjo arritje, duke qëndruar me këmbë në tokë: “Duhet të dimë të menaxhojmë këtë sukses të arritur”. Ndërsa mbi preferencën që ka në lidhje me kundërshtarin e “play-off”-it, shfaqet i drejtpërdrejtë, kur thotë: ”Dua Selltikun në turin tjetër”.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.