Josa: Kemi nevojë për tifozët, skuadra luajti mirë

0
SHPËRNDAJE

Trajneri i Tiranës, pas ndeshjes me Kukësin, në prononcimin për SuperSport, dhënë gazetarit Erald Kodheli, u shpreh se bardheblutë kanë nevojë për tifozët, ndërsa theksoi se ekipi i tij luajti mjaft mirë, aq sa edhe vetë tekniku ka mbetur i kënaqur.

“Nuk e di nëse skuadra dha maksimumin për shkak se stadiumi “Selman Stërmasi” ishte bosh, por nuk më interesojnë këto gjëra. Skuadra ka nevojë për tifozët, nuk mund të luajmë rehat pa ta.”

“Unë pashë skuadrën që luajti mirë, dha maksimumin, por shoh edhe lojtarë që nuk janë në maksimumin e vet. Në pjesën e parë luajtëm më mirë, ishim më kërkues, ndërsa në pjesën e dytë Kukësi na vendosi në vështirësi.”

“Sulmuesit Cisse dhe Edeh luajnë më shumë për faktin se nuk kam alternativa, jo se janë realisht cilësorë. Presidenti Refik Halili ka investuar, por në janar ne mbetëm me këta lojtarë.

Lëvizja e tyre, si dhe bashkëpunimi me skuadrën apo lëvizjet individuale të tyre nuk më kënaqin”,-mbylli prononcimin e tij, trajneri i Tiranës, Mirel Josa. /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.