Josa: Kemi probleme, u pa qartë edhe sot

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Trajneri i Tiranës, Mirel Josa, pas ndeshjes me Kukësit, në prononcimin e tij për SuperSport, dhënë gazetarit Erald Kodheli, u shpreh qartë se ekipi i tij ka probleme, ndërsa theksoi se këto probleme u shfaqën edhe sot.

“Kemi probleme, u pa qartë edhe sot, kemi probleme të mbartura që dihen. Kishim mungesa pa fund, sot humbëm edhe mbrojtësin Domgjoni, një tjetër problem i madh për ne.

“Kupa apo kampionati? Të dyja kompeticionet kanë rëndësi për ne, nuk dallojmë dot, edhe pse është e qartë që tashmë na mbetet vetëm Kupa.

“Ne luajtëm ndeshjen tonë dhe besoj se luajtëm drejt futboll, për mënyrën si u sollëm në fushë, si e kërkuam ta luanim ndeshjen. Pastaj, me kalimin e minutave, Kukësi e shtoi presionin dhe nuk është hera e parë që na ndodh të kemi probleme kur kemi dashur të shënojmë golin e dytë.

“Tifozët? Nuk mund t’i ndajmë nga fanella jonë. Unë dëshiroj shumë t’i kem në stadium dhe ata dëshirojnë të jenë.

Duhet të përmirësohemi dhe të ndërtojmë një skuadër shumë kompakte, që të mendojë për ngjyrat e fanellës dhe të mendojmë si ta ngremë këtë skuadër aty ku i takon, duke përfshirë mua, lojtarët dhe drejtuesit e klubit, me në krye presidentin Refik Halili.

“Për sa i përket ndeshjes, nuk jam i kënaqur, sidomos me pjesën e dytë. Kemi luajtur mirë në pjesën e parë, por kemi boshllëqe të mëdha”,-mbylli prononcimin e tij, trajneri i Tiranës, Mirel Josa. /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.