Josa: Keqardhje për rezultatin, gjithsesi jam shumë i kënaqur

0
SHPËRNDAJE

Trajneri i Tiranës, Mirel Josa, u zhpreh i zhgënjyer vetëm për rezultatin e ndeshjes së humbur 2-1 ndaj Partizanit. Në një prononcim për SuperSport, tekniku bardheblu vlerësoi lojën e mirë të të tijve, por theksoi se mungesa e përvojës bën të vetën në ndeshje të tilla. Ai dha opinionin e tij edhe për garën mes tre rivalëve, duke “votuar” për Partizanin kampion.

“Normalisht qe kemi keqardhje për rezultatin, pasi dhamë 100%. Jam shumë i kënaqur për lojën në pjesën e parë, kurse në të dytën patëm një tërheqje. Nuk duhej të shkonim me topa të gjatë te porta kundërshtare. Në momentet tona më të mira në pjesën e dytë Partizani na ndëshkoi. Ndaj skuadrave të mëdha kemi bërë për herë paraqitje të mira”.

“U përpoqa të zgjedh lojtarët më të aftë fizikisht. Mesfushorin Ndockyt e zhvendosa në të majtë për të kërkuar dyluftimet një kundër një. Fejzullahu do të sulmonte nga e djathta e Partizanit dhe do linte hapësira të cilat ne duhej t’i shfrytëzonim. Në pjesën e dytë duhej të ishim më të qetë në qarkullimin e topit. Me më shumë qetësi do t’i jepnim skuadrës më shumë kohë të dilte përpara. Do të ishte shumë më ndryshe nëse pjesa e parë do të dilte 1-0 për ne. Mungesa e përvojës dhe ndërrimet e detyruara ndikuan në rezultatin e ndeshjes”.

“Mendoj se Partizani, meqë luan me Kukësin në shtëpi, është disi më afër titullit. Megjithatë, nuk duhet të harrojmë edhe Skënderbeun, që do të përpiqet të shfrytëzojë gabimet e dy rivalëve”.

“Ekipi i Tiranës është i pezmatuar nga ndeshja në ndeshje dhe këtë e shoh sa herë hyn në dhomat e zhveshjes. Së pari ata duhet të rikthejnë besimin te vetja. Nuk është problem humbja me Partizanin, por eksperienca. E theksoj që jam i kënaqur me lojën, por duhet të jemi më të përqendruar”,-mbylli prononcimin e tij, trajneri i Tiranës, Mirel Josa. /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.