Josa me “dhimbje koke” nga mungesat

0
SHPËRNDAJE

Situatë problematike për Mirel Josën te Tirana. Trajnerit i duhet të rikthejë të besuarit e tij te fitorja me kreun që është tashmë 10 pikë larg pas disfatës me Skënderbeun, por përvec vështirësisë që ofron Luftëtari, një ndër skuadrat më në formë të momentit dhe që i ka mundur në fazën e parë bardheblutë, trajnerit kryeqytetas i duhet të përballet edhe me problemet nga infermeria. Dorjan Kërciku nuk doli as këtë të premte në stërvitje me skuadrën, dhe edhe pse për të mësuar shkallën e plotë të dëmtimit në gju duhen pritur rezultatet e rezonancës manjetike mungesa e tij për ndeshjen me gjirokastritët është e sigurt. Mbrojtja në këtë mënyrë mbëtet një problem permanent për Josën që i duhet të improvizojë për këtë repart cdo javë. Nëse për zëvendësimin e Mucës që e ka mbyllur vitin Domgjoni është shfaqur në lartësinë e duhur, trajnerit i duhet të mendojë tani për të zëvendësuar një pikë të fortë në krahun e djathtë sic është Kërciku. Për takimin me Luftëtarin nuk do të jetë as Erando Karabeci që ka plotësuar numrin e kartonave duke e bërë në këtë mënyrë edhe mesfushën një repart problematik për trajnerin. Për sa i përket sulmit, Ede ka nisur stërvitjen me grupin dhe është në dispozicion, por i mbetet trajnerit të vendosë nëse mund ta hedhë në fushë ndaj Luftëtarit, natyrisht duke vlerësuar gjendjen e nigerianit nëse mund të përballojë një segment loje pas një mungese të gjatë, periudhë përgjatë së cilës Cisse nuk ka mundur të shfrytëzojë shanset e të qenit titullar pasi nuk ja ka dalë të shënojë as një gol./Supersport.al

S'KA KOMENTE

Comments are closed.