Josa: Milsami është agresiv, ja si ia del Skënderbeu

0
SHPËRNDAJE

Nga Moldavia, atje ku është duke pri tur me ankth sfidën e sotme kundër Milsamit, trajneri i Skënderbeut, Mirel Josa, ka dalë në konferencën për shtyp para ndeshjes. Ai ka folur në lidhje me gjithçka që ka të bëjë me Skënderbeun e tij në këto momente, por më së shumti duke u ndalur te sfida kundër moldavëve.

Josa duket i qetë kur flet për kundërshtarin teksa pranon se e ka studiuar ekipin e Milsamit, por lëshon njëkohësisht edhe “sirenat” e alarmit.

“Kujdes, Milsami nuk ka lojën që tregoi kundër Ludogoretsit. Janë një ekip shumë agresiv dhe jo aq pasiv sa duken në këto dy ndeshje ndaj bullgarëve”, deklaroi ndër të tjera Josa në konferencën e djeshme. Tekniku tregon edhe prapaskenat me Ervin Bulkun ku thotë se ka folur vetë me lojtarin, por nuk u bë e mundur që kjo tratativë të mbyllej me sukses. Luhet sot ndeshja e parë e turit të tretë kundër Milsamit.

11702765_891895827514806_9203500295026969877_n

Si është Skënderbeu në prag të kësaj përballjeje?

Jemi munduar që të vijmë në formën tonë më të mirë dhe të jemi plotësisht gati.

Çfarë doni të thoni me: “jemi munduar të jemi gati”?

Dua të them që kemi punuar mirë për një javë dhe kemi bërë të gjitha përgatitjet për ndeshjen e radhës kundër Milsamit. Tek ekipi është parë një rritje e madhe dhe sikundër e kam thënë edhe më parë, ju siguroj se do të jetë një ekip më i mirë fizikisht dhe teknikisht, por edhe më mirë i vendosur në fushë se në turin që kaloi.

Sa e njihni ekipin që eliminoi Ludogoretsin?

E njohim mjaftueshëm dhe besoj se bëhet fjalë për një skuadër shumë të fortë, përderisa eliminoi bullgar- ët që ishin në grupet e Ligës së Kampioneve një vit më parë. Prandaj, jemi munduar që të përgatisim sa më mirë këtë takim dhe të jemi sa më të përqendruar.

Josa ka studiuar videot e kundërshtarit, a ka pika të dobëta ky ekip?

Kam parë më shumë se dy video të Milsamit dhe ju them që nuk ka lojën që tregoi kundër Ludogoretsit, por di të luajë shumë më mirë. Unë po ju them që Milsami nuk do të luajë kundër nesh në të njëjtën mënyrë që luajti me Ludogoretsin. Për këtë ju siguroj.

Pse e thoni këtë?

Sepse e njoh ekipin e Milsamit në ndeshje të tjera. Janë një skuadër shumë agresive dhe jo aq pasiv sa duken në këto dy takime.

Megjithatë, ky ekip duhet të ketë pika të dobëta?

Sigurisht që çdo ekip ka pika të dobëta. Ne jemi munduar t’i shohim me kujdes dhe më pas të veprojmë sipas asaj që do të paraqesë fusha. E kemi studiuar mirë ndeshjen dhe besoj se do të bëjmë një lojë të mirë duke shpresuar në një rezultat pozitiv, pavarësisht se në futboll pranohen të tre rezultatet. Vini me dy mungesa në këtë takim, Osmanin dhe Arapin.

Kush do t’i zëvendësojë ata?

Osmani u zëvendësua që në ndeshjen e kaluar nga Jashanica dhe tregoi se ishte në lartësinë e duhur për të mbyllur boshllëkun e lënë nga Osmani. Pra, Jashanica është një titullar tashmë. Ndërsa, për Arapin po shohim se si do ta zëvendësojmë. Kemi disa alternativa, por Abazi është më afër.

Në mesfushë, ndeshjen e kaluar preferuat Latifin përpara Prognit. Do të jetë sërish kështu?

Për momentin mund të them se Latifi është më afër nisjes si titullar dhe do të jetë ai për momentin që do ta nisë nga minuta e parë takimin, më pas të shohim.

Kjo do të thotë se Salihi do të jetë sërish i vetëm në sulm?

Mendoj që po. Gjithë këto ditë kemi punuar më shumë me Salihin, pavarë- sisht se në sulm janë edhe Hristov dhe Abilaliaj. Mund të them që të dy do të jenë alternativa të Salihit.

Sa besim keni se do të merrni rezultat pozitiv në këtë ndeshje të parë?

Natyrisht, kam besim tek ekipi im. Kam besim se do të luajmë një ndeshje të mirë dhe do të marrim një rezultat pozitiv. Për të tjerat, është fusha ajo që do të flasë më shumë.

Çfarë ndodhi me Bulkun, që fillimisht u deklarua se do t’i bashkohej skuadrës, por më pas nuk ndodhi kështu?

Nuk di si ta them. Bulkun e kisha kërkuar unë dhe kam folur me lojtarin në telefon dhe ishte gati të vinte te ne. Më pas nuk e di sesi vazhdoi çështja, por me sa duket nuk ka shkuar mirë.

Burimi: http://www.panorama-sport.com/2015/07/josa-milsami-eshte-agresiv-ja-si-ia-del-skenderbeu/#ixzz3hBunBGwj

S'KA KOMENTE

Comments are closed.