Josa: Mund të shënonim nga goditjet standarte, hezituam te goli

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Trajneri i Tiranës, Mirel Josa, pas ndeshjes me Laçin, në prononcimin për SuperSport, dhënë gazetarit Rinald Bregasi, u shpreh se bardheblutë mund të shënonin nga goditjet standarte, ndërsa theksoi se te rasti i golit ekipi i tij hezitoi.

“Duhet të ishim më të përqendruar në goditjet standarde, pasi aty mund të shënonim. Në krahun e majtë kishim zhvillim loje.

Erion Hoxhallari dhe Gilman Lika u shfaqën mirë në disa raste”.

“Pësuam një gol ku mbrojtja jonë hezitoi, sepse ishim katër mbrojtës kundër sulmuesit të Laçit. Kjo nuk duhet të na ndodhë më.

Tirana këta lojtarë ka dhe hodha nga minuta e parë në sulm, Cisse, sepse Edeh ka qenë i ngarkuar duke luajtur në kampionat dhe Kupë.”

“Në përgjithësi jam i kënaqur nga skuadra nga mënyra sesi e zhvilloi ndeshjen. Me mungesën e Ndockyt kaluam mesfushorin Gilman Lika në atë pozicion, i cili sot zhvilloi një paraqitje shumë pozitive.

Por, edhe diçka, kur të jemi para portës duhet të jemi më të vëmendshëm.”

A do e pranoja ofertën e Tiranës nëse do ta dija se do të ishte kështu situata? Po, do e pranoja. Nuk pendohem për zgjedhjen time.

Tifozët? I duam pranë”,-mbylli prononcimin e tij, trajneri i Tiranës, Mirel Josa. /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.