Josa: Ndaj Skënderbeut për një pikënisje pozitive

0
SHPËRNDAJE

Katër tituj kampionë të fituar në Korçë. Një cikël fitues për një skuadër rekordesh në futbollin shqiptar dhe kualifikimi historik në fazën e grupeve të Europa League. Mirel Josa vazhdon të ruajë kujtimet më të mira nga aventura te Skendërbeu, ku pas të gjitha arritjeve tashmë do t’i ketë si kundërshtarë në stolin e Tiranës.

“Është kënaqësi për mua të kthehem në Korçë si trajner i Tiranës. Kemi zhvilluar ndeshje spektakolare ne perballjet ndermjet dy ekipeve. Kemi punuar shume ne aspektin fizik. Skenderbeun e kam pare thuajse ne te giitha ndeshjet, nuk do të jetë çështja e fshehjes se njerit trajner nga tjetri. Futbolli është më tepër personalitet skuadre dhe duhet të jemi të qarte për personalitetin në fushën e lojës”.

Drejtuesi i stolit bardheblu vlerësoi vështirësitë e trasfertës me Skënderbeun, por theksoi se kjo mund të shërbejë edhe si pika e kthesës për kryeqytetasit, pas barazimit ndaj Korabit, por edhe pikëve të humbura gjatë rrugës.

“Është pak e çuditshme të shkojmë të luajmë tani ndaj Skënderbeut në Korçë. Është nje ndeshje e vështire, por njëkohesisht mund te behet pikenisje pozitive per ne. Eshte nje skuader qe e dime cfare ka bere ne te kaluaren por edhe ne kete sezon, ndërsa ne kaluam nje periudhë ku nuk kemi marrë rezultatet, duke nisur nga ndeshja me Flamurtarin por edhe me Korabin. Duhej te ishim treguar shume me te vendosur per rezultatin. Ne futboll nuk nevojitet vetem loja e bukur por duhej te kishim qene me agresive perpara portes. Ndeshja në Korçë eshte nje histori krejt tjeter”.

Me kampionët në fuqi që nuk po kalojnë momentin e tyre më të mirë, Josa paralajmëron të tijtë për rrezikun e nënvlerësimit dhe e ka të qartë çfarë kërkon nga të tijtë.

“Bejme gabim nese mendojme qe skenderbeu nuk eshte ai i meparshmi. Ata jane dy pike larg kreut, ne futboll fitohet edhe duke mos luajtur ne menyre brilante. Nese skuadra jep 100 per qind jam i bundur qe ndeshja do te dale me sukses. Kalendari eshte i ngjeshur. Skuadra nuk ka ceduar nga ana fizike, thiesht duhet te jemi me kerkues ndaj vetes”.

Me fundin e vitit që po afron, trajneri i Tiranës nuk preferon të flasë për objektin sa pikë kërkon skuadra në tre ndeshjet e mbetura, duke bërë të ditur se bilancet do të bëhen më tej.

“Sa pike be tre ndeshjet e mbetura? Me piket e Vlores dhe Korabit do te isha plotesisht i kenaqur. Ne futboll nuk ka llogari me nese, tani duhet te marrim maksimumin ne tre ndeshjet e mbetura qe jane te veshtira, per te vazhduar ecurine e skuadres ne pjesen tjeter te kampionatit, e cila do te veje edhe pikat mbi i per shume gjera”.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.