Josa: Ndërhyrja në sulm emergjente

0
SHPËRNDAJE

Tirana vijon me përgatitjet, teksa nën urdhrat e Josës janë lojtarët vendas dhe ata të rinj që kanë mundësinë të tregojnë vlerat e tyre për ta bindur atë. Kur Josa flet për objektivat në Supersport, është shumë i matur me fjalën titull:

“Objektivi i Tiranës është ndeshja e radhës. Në bazë të rezultateve që do të arrijmë do të kemi objektivat tanë. Titulli? Skuadrat kryesuese nuk janë shumë larg, me dy rezultate pozitive situata mund të ndryshojë menjëherë, megjithatë e përsëris, ne duhet të shohim takimin e radhës.”

Ndërhyrja në sulm është “emergjenca” e Tiranës, ndërkohë që nuk përjashtohet mundësia që të ndonjë të larguar nga afrikanët që iu bashkuan bardhebluve gjatë verës.

“Tirana ka nevojë për thellësi dhe kur e them këtë nuk e kam fjalën për elementë që përshtaten në role të ndryshme, por për futbollistë që na bëjnë të mos i ndiejmë mungesat, qoftë për pezullime ,apo për arsye dëmtimesh. Megjithatë ndryshimet do të jenë të vogla.”

“Ne kemi gjashtë lojtarë afrikanë në kontratë dhe nuk mund të marrim të tjerë, sepse ka kosto financiare për klubin. Nëse katër prej tyre e kanë konfirmuar veten për vazhdimësinë, me dy prej tyre duhet të presim se çfarë do të ndodhë. Nuk mund të përmend emra, pasi varet nga bisedimet që do të ketë klubi me ta.”

S'KA KOMENTE

Comments are closed.