Josa: Në Moskë për të përfaqësuar denjësisht Shqiperinë

0
SHPËRNDAJE

485208046
Mirel Josa (Foto: Getty Images)

Skënderbeu po u jep dorën e fundit përgatitjeve për ndeshjen e dytë të Europa League kundër Lokomotivës në transfertën e Moskës. Kampionët e Shqipërisë zhvilluan seancën e fundit stërvitore në Kavajë nën urdhrat e trajnerit Mirel Josa. Grupi në dispozicion të trajnerit ishte i plotë përveç brazilianit Ademir, i cili nuk do të jetë i gatshëm për këtë sfidë. Fillimisht skuadra u bashkua rreth Josës për të marrë këshillat teknike të seancës stërvitore dhe më pas nisi ushtrimet fizike. Trajneri Mirel Josa e pranoi se bëhet fjalë për një ndeshje të vështirë, por shtoi se Skënderbeu do të luftojë deri në fund për të bërë një paraqitje sa më pozitive në këtë kompeticion.

“Ndeshjet mes kampionatit dhe Europës nuk janë të njëjta. Ne jemi të interesuar shumë për kampionatin që skuadrës të mos i mungojnë pikët por edhe në Europa League luajmë prestigjin e klubit që merr pjesë për herë të parë në evente të tilla. Duhet të jemi sa më të kujdesshëm dhe të bëjmë një përfaqësim sa më dinjitoz duke pasur parasysh edhe nivelin e kundërshtarëve”.

Në vijim, ai shtoi se nuk ka marrë ende një vendim për formacionin, por nënvizoi se për shkak të kalendarit të ngjeshur gjendja fizike e skuadrës nuk është ideale dhe në këtë mënyrë do të punojë për të alternuar forcat e grupit aktual. Josa shtoi gjithashtu se Lokomotiva është skuadër e të njëjtit nivel me Beshiktashin, por me karakteristika të ndryshme, ndërsa qartësoi se ekipi i tij nuk do të shkojë në Moskë për turizëm.
“Ne shkojmë për të bërë një përfaqësim dinjitoz si të lojtarëve ashtu edhe të skuadrës. Rezultati nuk është detyrim por sa më mirë të përfaqësohemi si klub aq më mirë do të jetë për futbollin shqiptar”.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.