Josa në prag të shkarkimit por pengesë është paga e lartë

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Tirana ka rënë në të Parën, ndërkohë që presidenti Halili nuk mundet dot ta shkarkojë Mirel Josën, ndërkohë që as trajneri nuk e jep vetë dorëheqjen, edhe pse klubi nuk e ka në plane.

Palët i lidh vetëm kontrata mes tyre dhe nuk bëhet fjalë për shifra të vogla, pasi Josa përfiton 4500 euro në muaj shkruan “Sport Ekspres”.

Një gjyq i ri e tremb presidentin e bardhebluve që e pësoi sezonin e shkuar me Shkëlqim Muçën, kur e shkarkoi në muajin tetor pas një barazimi me Flamurtarin në “Qemal Stafa”.

Pankina te Tirana është një çështje, e cila mund të zgjidhet vetëm me një bisedim mes palëve. Me gjasa, Josa, veç anës financiare, nuk e jep dorëheqjen edhe për faktin se nëse do e bënte diçka të tillë, do merrte në njëfarë mënyre dështimin e këtij sezoni, që do të mbetet në historinë e klubit bardheblu.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.