Josa: Nuk e mendoja që do ishin në këto pozita kur mora detyrën

0
SHPËRNDAJE


Superiorja / Tirana në kërkim të pikëve. Humbja në derbi ka lënë një shenjë të thellë në kampin bardheblu pasi e komlikoi edhe më shumë situatën për klubin kryeqytetas në luftën për mbijetesë. Gjithsesi, trajneri MIrel Josa tashmë shikon nga e ardhmja dhe është i fokusuar tërësisht te ndeshja e radhës, sfida direkte me Flamurtarin në Vlorë.

Por çfarë synon Tirana nga kjo transfertë? Josa tregohet diplomat duke theksuar se skuadra duhet të luajë futboll dhe të tregoje te njejtin shpirt sakrifice deri në fund.

Trajneri i skuadrës bardheblu e pranon se kur mori detyrën për të drejtuar ekipin, nuk e kishte menduar asnjëherë që Tirana do të ndodhej në të tilla pozita.

Në fund, Josa shton se ecuria negative e vitit 2017 ku nuk ka ardhur ende fitorja e parë në kampionat, e ka vendosur jo pak në presion ekipin.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU