Josa: “Nuk e ofendova Plakun, kam biseduar me të”

0
SHPËRNDAJE

Mirel Josa
Mirel Josa

Mirel Josa/ “Unë personalisht e kisha parashikuar këtë ndeshje si mjaft të vështirë, por nuk bëmë shumë ndryshime sepse dua të konsolidoj skuadrën që fiton më tepër në fushën e lojës. Në pjesën e parë zhvilluam një lojë tepër të mirë. Duhet të kishim qarkulluar më mirë topin. Arritëm të shënojmë golin edhe nga një gabim i kundërshtarit. Më pas, në pjesën e dytë ekipi u alarmua dhe kjo solli një trysni qoftë kur kishim topin në këmbë, qoftë kur e largonim. Përsa i përket çështjes së Sebino Plakut, nuk dua t’i diskutoj më këto gjëra. Ai është një alternativë dhe kjo nuk do të thotë që nuk llogaritet më nga unë. Përpara Xhejmsit dhe Salihut është një alternativë. Unë jam sqaruar edhe me vetë lojtarin në ditën kur klubi mori vendimin. Nuk kam ofenduar as familjen e Plakut dhe as lojtarin. Alternativë jam edhe unë si trajner”, përfundoi Josa deklaratën e tij për SuperSport.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.