Josa: Nuk është habi që fituam, duhet të jemi me këmbë në tokë

0
SHPËRNDAJE

mirel-josaTrajneri i Tiranës, Mirel Josa, pas ndeshjes me Teutën, në prononcimin për SuperSport, dhënë gazetarit Ylli Aga, u shpreh si Magani, kur theksoi se nuk ishte habi që fituan dhe theksoi se lojtarët e tij duhet të jenë me këmbë në tokë.

“Tirana ka bërë lojë dhe më parë dhe nuk është habi që fituam. Kam 4 ditë stërvitje, nuk jam profet, do vazhdoj t’i vrojtoj, në përgjithësi në pozicionet që e vunë veten në shërbim të skuadrës.

“Ntsitsigui ka luajtur në mbrojtje, por besoj se ndonjëherë ne i aktivizojmë lojtarët edhe sepse janë investime të klubit. Për mua në fakt nuk ka shumë rëndësi mbiemri, jemi të gjithë në një fazë eksperimentuese.

“Cisse nuk ka shënuar gola por u koordinua shumë me Ndockyt dhe ndoshta nuk ka problem për mua që golat i shënojnë dhe mesfushorët. Nuk mund të premtojmë ende asgjë, e përsëris duhet të jemi me këmbë në tokë”,-mbylli prononcimin e tij, trajneri i Tiranës, Mirel Josa. /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.