Josa: Nuk është koha për eufori

0
SHPËRNDAJE
Loading...

mirel-josaVazhdon të tregoj aftësit e tij si një trajner i kualifikuar dhe këtë gjë e tregoj edhe sonte jo vetëm me drejtimin e një fitore të madhe, por me lëvizjen ku aktivizoj Latifin dhe brazilianin Eskuerdinja. Nga ajo moment loja e kampionëve të Shqipërisë ndryshoj dhe erdhën edhe 2 gola të tjerë duke u mbyllur ndeshja në shifrat 4-1. Por Josa qendron me këmbë në tokë.

“Normalisht ky rezultat në kënaq, do të isha optimist edhe nëse fitonim më ngushtë. Por duhet të jemi shumë të kujdesshëm në ndeshjen e kthimit dhe të kërkojmë të shënojmë, për vetë stilin e lojës të kundërshtarit. Është një ekip që fillon lojën me ritëm shumë të lartë. Pavarësisht difekteve që ata mund të kenë si ekip, ne duhet të jemi me këmbë në tokë dhe kokëulur kur kemi topin në zotërim, pasi pati moment që luajtëm me mendjemadhësi. Nuk mund të pranoj kritikat për sulmuesin bullgar, ai punoj mirë, mos harroni se ka vetëm 4 ditë me ekipin. Salihi ishte si sulmues i parë, Hristov punoj pas shpinës së tij, normal që duhet të rrit cilësinë. Duhet të jemi të duruar për mënyrën e angazhimit të lojtarit. Kisha shqetësimin sot në mesin e fushës, sepse Shkëmbi sa po vinte nga dëmtimi, sepse s’kisha lojtar tjetër në qendër të mesfushës. Isha i qetë sepse ekipi im luan futboll. Duke pas parasysh edhe kundërshtarin që kishim përballë, lojën e të cilit e prisja. Nuk është tani koha për të dedikuar fitore. Të kualifikohemi një herë, më pas flasim. Pas pësimit të golit që erdhir për aftësi të kundërshtarit, duhet të ishim më të kujdesshëm, më të qetë dhe më të saktë në pasimet tona sicc edhe vepruam në 20 minutat e fundit të lojës.” – Mbyllë deklaratën e tij për SuperSport trajneri Mirel Josa.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.