Josa: Nuk firmosëm barazimin, por është rezultat i pranueshëm

0
SHPËRNDAJE

mirel-josa-supersportTrajneri i Tiranës, Mirel Josa, pas ndeshjes me Partizanin, në prononcimin për SuperSport, dhënë gazetarit Dritan Shakohoxha, u duk i kënaqur për mënyrën se si u mbyll derbi, dhe thekson se i gëzohet kësaj pike të marrë ndaj Partizanit, teksa hedh vështrimin për ndeshjen e rradhës.

Partizani kishte ndryshuar strategji, duke luajtur me topa të gjatë. Nuk është se ramë dakort për barazimin”

“Nuk ndërrova mendje gjatë natës. Doja shtatlartësi në mesin e fushës. Pastaj e ndërrova, duke luajtur me mesfushorin Taku në qendër dhe mesfushorin tjetër Muzaka në krah”.

“Doja ta nisja lojën si dje, por strategjia e Partizanit me topa të gjata e prishi atë. Nuk ishim në lartësinë e duhur në fitimin e topit të parë. Kur qarkulluam topin, luajtëm shumë shkurt dhe Partizani na kapi në befasi duke na marrë topin në mesin e fushës. Ashtu erdhën edhe kartonat e kapitenit Karabeci që mund të jenë të drejtë”.

“Do kërkoni sulmues? Cisse bën shumë volum, sulmuesi është për të shënuar. Nuk mund të flas me nëse, do kërkoj një sulmues. Duhet parë edhe Edeh se si do përshtatet. Ndockyt nuk ka treguar nivelin që unë kërkoj dhe në tre raste ka bërë gjuajtje të nxituara”.

“Ngjeshja e kalendarit? Është një ndeshje e vështirë, Flamurtari është në ngritje. Nesër do shikoj skuadrën. Sot stërvitet pjesa tjetër e skuadrës. E pashë në Durrës Flamurtarin dhe s’ka lidhje me situatën që paraqitet në media për atë ekip”.

“Diferenca 5 pikëshe, si e shikoni? Nuk mendoj për titullin. Tirana mendoi që pas Skënderbeut. Kemi oshilacione në lojë. E treguam edhe në Kukës. Duhet të përmirësohemi. Pesë pikë nuk janë shumë, pasi edhe të tjerët do ndalojnë. Unë mendoj për të përmirësuar dhe përqëndruar skuadrën sa më tepër”,-mbylli prononcimin e tij, trajneri i Tiranës, Mirel Josa. /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.